Ahmeti në Klan Debat: BDI e ka bërë kuq e zi-në me Marrëveshjen e Ohrit, agjenda e blertë është agjendë e jetës

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti më emisionin “Klan Debat” në TV Klan potencoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë kuq e zi-në, me faktorizim e shqiptarëve në vendlindjen e tyre dhe se prioritet i padiskutueshëm dhe nevojë e kohës është agjenda e blertë e zhvillimit.

Sipas Ahmetit për realizimin e kësaj platforme të cilën e ka quajtur agjendë dekade, BDI ka kapacitetin kadrovik, po siguron fonde ndërkombëtare për realizueshmërinë e saj me sukses.