Maqedoni

Veliaj: Nuk e kemi luksin të kemi shumë parti politike shqiptare në RMV

Shpërndaje

Kreu i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj që sot vizitoi Shkupin dhe u mirëprit nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mes tjerash ka potencuar edhe ndikimin negativ të ekzistencës dhe veprimit të shumë partive në skenën politike.

Sipas tij, ekzistenca e shumë partive humb peshën e vendimeve dhe zbeh nivelin e faktorizimit të shqiptarëve. Ai madje ka apeluar edhe për bashkim në rrugën pa alternativë të përparimit që kërkon bashkëpunim dhe koordinim si shtetëror ashtu edhe rajonal.

“Mesazhi që dua të sjellë edhe në Shkup, sidomos me vëllezërit dhe motrat shqiptare është ME U BASHKU, nuk e kemi luksin të jemi në shumë copa edhe pastaj të humbim valencën, të humbim peshën tonë duke u ndarë në disa tribuna të vogla.” – ka thënë Veliaj.