“Vendosja e reciprocitetit të targave” Labi: Të lumt Albin, “PIROLLA TË QOFTË BABLOK!”
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka folur për vendimin e vendosjes së tabelave të përkohshme RKS për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me tabela tjera, e sidomos nga Serbia.
“Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti në seancë.
Pas kësaj ka reaguar këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, i cili tha se e duartroket kryeministrin Kurti për këtë vendim, sepse sipas tij kjo nuk ka të bëjë me fushatë.
Labi në një status në Facebook, u shpreh se kur ka të bëjë diçka në lidhje me Kosovën, i sheh gjërat siç janë e jo të kundërtën vetëm pse nuk është i të njëjtës parti.
“Pirola të qoftë babalok. Erifi – Albin Kurti ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit”, ka shkruar ndër tjera në Labi në status.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
Mirëdita shqiptarë!
PIROLLA TË QOFTË BABLOK!
ERIFI – ALBIN KURTI,
Ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit
PO I SHOH DO QË PO THONË PËR RECIPROCITETIN-kinse qeveria po bën fushatë,
Nuk është fushatë, se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë, veq kush rren!
Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS!
Qysh me i than fushatë kësaj pune?!
Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën….! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja…!
“Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë”
Kryeministër, vendim tepër me vend.
Edhe ata duhet me u GËRRBAVË, sikurse ne afro 10 vite!
Tani ata i ndrrojnë ato tabelat e NISHIT me të RKS-së.
Pirolla të qoftë Bablok
Njerëz, kur ka të bëjê diqka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kunderta vetem pse nuk jam ndoshta i së njejtës parti sot apo nesër.
Ditën e mirë.
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë