Zaev: Çështja e identitetit nuk mund të pjesë e bisedimeve

Shpërndaje

Sinqerisht besoj se është e mundur që deri në fund të vitit të kemi marrëveshje me Bullgarinë e cila do të bazohet në vlerat evropiane dhe me respektimin e çështjeve të identitetit, duke shfrytëzuar si bazë propozimin e presidencës portugeze, i marrë edhe nga kryesuesja aktuale Sllovenia, konsideron kryeministri Zoran Zaev.

Ai në konferencën e përbashkët për media në Shkup me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen përkujtoi se vendi edhe deri më tani tregoi gatishmëri dhe kontribut konstruktiv, por theksoi se çështjet e identitetit nuk mund të jenë lëndë e negociatave, ndërsa thotë, ka sinjale pozitive për këtë nga Bullgaria.

“Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore do t’i intensifikojmë bisedimet me Bullgarinë me vullnet të sinqertë që të bëjmë hapa më afër zgjidhjes së çështjeve tona të hapura. Ne edhe deri më tani dëshmuam gatishmëri dhe kontribut konstruktiv për zgjidhjen e marrëdhënieve bilaterale përmes respektimit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, por çështjet e identitetit thjeshtë është e pamundur të jenë mjet i bisedimeve dhe jemi të lumtur që nga Bullgaria mbërrijnë sinjale për kuptim të këtyre çështjeve të cilat janë gjithashtu edhe vlera evropiane”, porositi Zaevi.

Shfaqi bindje të sinqertë se zgjidhja është e mundshme deri në fund të vitit në bazë të vlerave evropiane.

“Unë sinqerisht besoj siç është shpresa edhe KE-së, se mundemi me të vërtetë deri në fund të vitit, domethënë deri në fund të dhjetorit të gjejmë zgjidhje, e cila do të bazohet në vlerat dhe rregullat evropiane ku çështjet e identitetit janë punë shumë e rëndësishme dhe respektohen. Ne i kultivojmë të gjitha identitetet evropiane këtu te ne, duam edhe identiteti ynë maqedonas me gjuhën maqedonase të kultivohen. Më vjen mirë që kemi sinjale pozitive në atë pjesë të sferës më të rëndësishme në të cilën bisedohet”, tha Zaevi në pyetjen e gazetarëve.

Pjesa tjetër, shton, ka të bëjë me udhërrëfyesin përmes të cilit do të avancohet dhe përshpejtohet bashkëpunimi sipas Marrëveshjes së Miqësisë, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, në të cilën, theksoi, janë pikërisht edhe të dyja notat për emrin e shkurtër dhe të gjatë, për mospërzierje në punët e brendshme dhe të ngjashme.

“Unë besoj se do të arrijmë marrëveshje, në themelet e propozimit të presidencës portugeze të cilën presidenca sllovene e pranoi si zgjidhje të mundshme e cila realisht është e pranueshme për të dyja palët. Dhe këtu është diku zgjidhja. Frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë duhet ta kultivojnë të dyja palët. Jo vetëm pala jonë, jo vetëm pala bullgare, të dyja palët sepse me të vërtetë jemi fqinjë të parë, me të vërtetë kemi bashkëpunim të mirë dhe besoj se këtë ua kemi borxh edhe gjeneratave të tanishme edhe atyre të ardhshme”, tha kryeministri.