​Shefi i EULEX-it jep detaje nga zbatimi i marrëveshjes për targat

Shpërndaje

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje nga zbatimi i marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare për të përcjellë vendosjen e regjimit të ri të afisheve të targave.

“Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin”, shkruan Wigemark në Twitter.

Ndryshe, pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e afisheve në elementet shtetërore të Kosovës e Serbisë, nisi zbatimin sot.