Bllokimi global – ekspertët detajojnë arsyet, rënie drastike e aksioneve të Facebook, Instagram e WhatsApp

Shpërndaje

Rrjetet Facebook, Instagram e WhatsApp nuk janë në linjë për miliona përdorues në të gjithë globin, tha sot pasdite gjiganti i rrjeteve sociale duke shtuar se po punonte për riparimin e shërbimeve.

Faqja e kompanisë Facebook Inc (FB.O) sugjeronte se kishte një problem me ‘Domain Name System’ (DNS).

DNS është rrjeti që lejon përdoruesit e adresave të internetit të shkojnë drejt destinacionit të tyre. Por probleme të ngjashme ka pasur dhe kompania Akamai Technologies Inc (AKAM.O) korrikun që shkoi.

Ekspertë të sigurisë që po punojnë me situatën, thonë se ndërprerja mund të jetë shkaktuar nga një gabim konfigurimi, që mund të vijë si rezultat i një gabimi të brendshem, ose edhe sabotazh me anë të një punonjësi të brendshëm, që teorikisht do të ishte e pamundur, sipas kompanisë.

Gjasa të pakta gjithashtu i jepeshin një sulmi te jashtem hakerash.

Ata shtuan se një sulm masiv ndaj shërbimeve virtuale më të përdorura të botës do të kërkonte koordinim mes aktorëve shumë të fuqishëm, dhe teknika të reja thuajse të panjohura më parë.

Facebook ka pranuar se përdoruesit nuk po hapnin dot aplikacionet e tyre por nuk dhanë detaje për natyrën e problemit apo sa vetë janë prekur.

“Po punojmë për kthimin në normalitet dhe kërkojmë ndjesë për pengesat”, thuhej në mesazhin e Facebook said.

Aksionet e Facebook, i cili ka rreth 2 miliardë përdorues të përditshëm ranë sot pasdite me 5.5%, duke arritur ditën më të keqe prej një viti.

Downdetector – rrjeti i monitorimit të defekte të burimeve online, tregonte se kishte më shumë se 50,000 incidente me përdoruesit e Facebook e Instagram. Por bllokimi mund të ketë prekur shumë më tepër

Platforma e mesazheve WhatsApp e gjigantit të rrjeteve sociale gjithashtu kishte rënë për mijëra përdorues.

Kriza vazhdon.