E martuan pa u lindur, gruaja: I shkruajta vjehrrës letër e i thashë nuk e marr kurrë djalin tënd

Shpërndaje

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Franga e cila ka treguar se është martuar që pa lindur nga familjarët. Pasi u rrit ajo nuk ishte dakort të martohej me personin që familjarët e saj kishin vendosur, vazhdoi shkollën dhe gjatë gjimnazit i shkruan nënës së djalit që ishte martuar pa u lindur dhe i thotë që nuk do e marrë kurrë djalin e saj.

Ardit Gjebrea: Tani gjatë viteve të studimeve t’i nuk u lidhe me njeri.

Franga: Absolutisht jo. Xhovalini pa mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme, aty në konvikt kisha motrën e nuses së vëllait tim dhe më thotë do vish me mua të bëjmë një telefon se atëherë skishte telefona.  Atë natë që dola, ishte nata e vetme që dola, ishte e Mars dhe ne takuam në rrugë vjehrrën. Kjo tani, pa të keq, ishte takuar me tim at dhe i kishte thënë që takova Frangën.

 Im at tani ishte ndjerë keq, çdo Franga natën? Më vjen drejt dhe në konvikt e më tha që nuk dua të dalësh më natën jashtë. E di që ke familjen e burrit këtu? Shkoj tek dhoma, marr copën e letrës dhe e qëndis për vjehrrën. I shkruajta që djalin tënd unë nuk e marr për sa të jetë jeta.

E merr letrën dhe shkon tek im at. Vjen prapë im at tek shkolla e më thotë do të të heq nga shkolla. I thashë që ajo punë nuk bëhet më. Në vitin e katërt të shkollës së mesme e pa që unë po rritesha, e fillova të reagoja nuk donte që të vazhdoja vitin e katërt. Çfarë ka hequr nusja e vëllait tim që t’ja mbushte mendjen që të më lejonte të nesërmen që të vazhdoja vitin e katërt. Mbaroi viti i katërt dhe unë plotësoja të gjitha kushtet për të vazhduar shkollën e lartë. Fitova bursën.

Ardit Gjebrea: Premtimi vazhdonte që unë do vazhdoj shkollën por nuk do lidhem me asnjë njeri.

Franga: Po më vinin zëra që nuk ka problem që e vazhdon shkollën, por djalin do e marrë. Më thotë im atë që ti nuk do vazhdosh shkollën me këto mend që ke. I thashë që mendja im nuk ndërron me. Kam shkuar në shkollë të lartë, por im atë nuk donte t’ja dinte nëse më duheshin këpucë apo gjë tjetër. Si përfundim kam shkuar në shkollë të lartë me rrobat e nuseve të vëllezërve të mi që unë i falënderoj shumë. Unë sot e kësaj dite kam 4 vëllezër nga ana ime dhe 2 vëllezër nga ana e Xhovit dhe 6 nuse të këtyre që për mua janë motrat e mia.