Facebook, Instagram dhe WhatsApp bllokohen në të gjithë botën, vjen reagimi i parë nga Facebook
Facebook-u, Instagrami-i, Messenger-i dhe WhatApp-i përballen me një nga ndërprerjet më të mëdha deri tani. Të katër shërbimet janë në pronësi të Facebook-ut dhe nuk kanë qasje nga kompjuterët dhe përmes aplikacioneve në telefonat e mencur.
“Downdetector” që ndjek ndërprerjet e këtilla, ka publikuar se ka rreth 80.000 denoncime në WhatsApp dhe më shumë se 50.000 në Facebook. Të dhënat e ueb-faqes sygjerojnë se ndërprerja po ndodh në gjithë botën.
Problemet nisën rreth orës 17.00 sipas kohës së vendit tonë, kurse shërbimet e Facebookut ranë tërësisht 40 minuta më vonë.
Shefi i komunikimit në Facebook, Andy Stone ka reaguar në Twitter për rrjetet sociale në pronësi të Facebook që kanë dalë jashtë funksioni prej rreth një ore.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim,” tha ai, pasi WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha në pronësi të Facebook.
We’re aware that some people are having trouble accessing our apps and products. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.
— Facebook (@Facebook) October 4, 2021
Platformat më të klikuara të komunikimit me mesazhe janë bllokuar në të gjithë botën.
Në të tre platformat, problemi është në rifreskimin e faqes dhe kudo shfaqet mesazhi: “Nuk mund të shohësh përditësimin e faqes.”
Ndërkohë, përdoruesit i janë drejtuar rrjetit social Twitter për të treguar se aplikacionet më të mëdha të komunikimit kanë dalë jashtë funksionit pasi nuk dërgohen mesazhet.
Nga kompania nuk kanë treguar zyrtarisht arsyet për ndërprerjen.