Filloi gjykimi për pesë protestuesit për tragjedinë në Tetovë (Video)

Shpërndaje

Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiku dhe Veton Aliti janë të ulur në karrigen e të akuzuarve pasi ngarkohen se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, raporton gazetari i TV21 nga seanca.

Në seancën që udhëhiqet nga gjykatësi Sadulla Izairi, të pranishëm gjendej edhe pesë policët e dëmtuar të cilët kanë qenë në detyrë ditën e protestës.

Protestuesit u mblodhën në rrugët e Tetovës për të shprehur pakënaqësinë për tragjedinë që e kaploi këtë qytete mbrëmjen e 8 shtatorit, ku nga zjarri u shkrumbua Spitali modular dhe si pasojë ndërruan jetë 14 persona dhe u lënduan 12 pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë për t’u kuruar kundër Covid-19./TV21