Grubi nga Dibra: Në formë të referendumit rrethoni numrin 3 me 17 Tetor për Hekuran Dukën në Dibër

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Dibrës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka dhënë një porosi për të gjithë dibranët, pa dallim të ngjyrosjes politike, që të bashkohen edhe më tepër, edhe më shumë, për të mbështetur Hekuranin dhe Fuatin por edhe listën e këshilltarëve sepse në këtë formë vetëm se mbështesin veten e tyre.

“Kurse kur ju neve do të na obligoni me fitore rekorde me 17 Tetor për Hekuran Dukën, ne jemi borxhlinj ndaj jush për të realizuar gjithë atë çfarë tha Hekurani në programin e vet,” është shprehur Grubi.