MaqedoniTop Lajme

Grubi: Qeveri pa BDI, NCUK! Leni fjalët boshe

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka reaguar pas deklarimeve të shumta se nga e hëna do të fillojë procedura për një shumicë të re parlamentare. Grubi në komentin e tij ka shkruar se nuk ka Qeveri pa BDI-në, nuk mund të ketë shumicë anti NATO, anti BE dhe anti marrëveshjeve të nënshkruara.

Postimi i Grubit.

Qeveri pa BDI, ncuk!

Leni fjalët boshe se as vet nuk i besoni vetës. Mos i nënçmoni qytetarët.

Për të bë qeveri, duhet të fitoni zgjedhje parlamentare dhe të keni besimin e qytetarëve.

Shumicë anti NATO, anti BE, anti barazi, anti Marrëveshjes së Ohrit, NCUK NCUK NCUK, s’bëhet asnjëherë!

Rretho numrin 3, bëhu me fitimtarët, bëhu me ata që duan NATO, BE, Amerikë, barazi dhe mirëqenie.