Makina digjet në qendër të Shkupit (Video)

Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm rreth orës 8 në parkingun në afërsi të qendrës tregtare Skopjanka, një makinë e tipit Ford Transit me targa të Shkupit ka marrë flakë dhe është djegur pothuajse tërësisht.

Falë reagimit të shpejtë të pronarit të mjetit, fqinjëve dhe zjarrfikësve u parandaluan më shumë dëmtime në mjetet përreth.

Nuk ka të lënduar.