Osmani: BDI-ja nuk e rrezikon Tetovën, këtë nuk e lejojnë qytetarët (Video)

Shpërndaje

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, është i bindur se në Tetovë do të fitojë sërish kryetarja aktuale Teuta Arifi e cila në balotazh do të përballet me Bilall Kasamin nga Lëvizja BESA, shkruan gazeta LAJM. Osmani tha se, pavarëisht paralajmërimeve për bashkëpunim mes Lëvizjes BESA dhe ASH-së, në raundin e dytë, BDI-ja nuk do t’i humb zgjedhjet në këtë komunë.