Pamje nga largimi i kamionëve nga bllokada në Jarinjë

Shpërndaje

Në Jarinjë është liruar njëra korsi për qarkullim para pak minutave.

Aty poashtu është parë duke u larguar edhe kamioni i parë që ishte i vendosur aty.

Ndërsa, disa nga shoferët e kamionëve të tjerë që janë vetëm në njërën korsi janë parë duke i ndezur mjetet e tyre.

Nga 70 barrikada sa ishin më herët, në ditën e sotme numri i tyre ka rënë në 42, ndërsa po vazhdon ritmi i largimit.

Pjesëtarët e shumtë të KFOR-it janë pozicionuar në pjesën e poshtme, matanë lumit Ibër, shumica prej të cilëve janë KFOR polakë.

Për të ardhur deri aty, KFOR-i ka shfrytëzuar rrugët malore, të cilat janë rrugë alternative.

Ndërkohë, KFOR-i ka patrulluar edhe sot me helikopter, ndonëse pamja ka qenë e paqartë për shkak të mjegullës.