Pendarovski: Marrëveshja e Prespës “dera” përmes së cilës hymë në NATO
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Athinë, me çrrastë takoi presidenten dhe kryeministrin grek ,deklaroi se ka marrë garanci nga pala greke për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Pendarovski me këtë rast ka theksuar se Marrëveshja e Prespës është dera përmes së cilës vendi ynë ka hyrë në NATO dhe njëherit dera përmes së cilës pritet të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE.
“Kisha dy takime deri tani. Kjo është vizita ime e parë në Republikën e Greqisë. Kam realizuar takim me presidenten e Greqisë dhe me kryeministrin Micotakis. Më e rëndësishmja nga këto dy takime është ajo se dy instancat më të larta politike të Republikës së Greqisë, mu konfirmua se Marrëveshja e Prespës, pavarësisht qëndrimeve që disa aktorë i kanë pasur më herët ndër vite, se do ta respektojnë, se vlen akoma dhe se dëshirojnë implementimin e plotë të tij. Në pjesën e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, unë thash se ajo është dera jonë e integrimeve euro-atlantike, dera përmes së cilës hymë në NATO dhe presim para së gjithash që të fillojmë edhe negociatat me Bashkimin Evropian dhe pavarësisht kësaj kemi për qëllim që ta implementojmë deri në pikën e fundit. Në këtë drejtim presim, sepse atje ka obligime për të dyja palët dhe pres që të dyja palët ta respektojmë atë që është e shkruar”, tha Stevo Pendarovski, president.