Për gurmanët e boksit: Nëse nuk e patë meçin Fury-Wilder, mos e humbisni këtë përmbledhje dy minutëshe
Tyson Fury dhe Doentay Wilder kanë dhuruar spektakël në trilogjinë mes tyre, meç që po cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave.
Boksieri britanik ka arritur të triumfojë ndaj amerikanit në përballjen e zhvilluar mëngjesin e së dielës në T-Mobile Arena të Las Vegasit duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë WBC.
Fury ishte më i mirë në këtë meç duke triumfuar në fund falë një nokauti në raundin e 11-të, nokaut i cili ishte i papërballueshëm për Wilderin.
Megjithatë, deri tek raundi i 11-të meçi ishte shumë i barabartë dhe të dy boksierët dhuruan spektakël me goditje të forta.
Sikurse Fury, ashtu edhe Wilder e panë veten nga dy herë në tokë shkaku i ‘knock-down’ apo rrëzimeve që ndodhen gjatë raundeve tre dhe katër.
Këto rrëzime, nokautin dhe momentet më të mira të përballjes mund t’i ndiqni në linkun e më poshtëm.
Videon mund ta shikoni: