Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja anti COVID-19

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 41-të të saj.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues tek ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Bashkëlidhur këtij njoftimi gjeni vendimet për masat në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Vendimi Masat 23 10 21 SHQIP