Shpërthim i fuqishëm në një xhami të Afganistanit, disa të vrarë (Video)

Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm në një xhami të frekuentuar nga një grup pakicash fetare në Afganistanin verior ka lënë të vdekur dhjetëra persona, thanë dëshmitarët dhe zëdhënësi i talebanëve.

Shpërthimi ndodhi në një xhami shiite në provincën Kunduz gjatë faljes së namazit të së xhumasë në Xhaminë Gozar-e-Sayed Abad kur anëtarët e pakicës fetare shiite vijnë zakonisht në numër të madh për adhurim.

Dëshmitari Ali Reza tha se ishte duke u lutur në kohën e shpërthimit dhe raportoi se kishte parë shumë viktima.

Videot dhe fotografitë nëpër rrjetet sociale shfaqën pamje të personave që kërkonin në xhaminë e shkatërruar dhe lëviznin trupin e një besimtari nga skena e tmerrshme drejt një ambulance.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se xhamia shiite ishte objektivi dhe se një “numër i madh” besimtarësh u vranë dhe u plagosën. Ai tha se forcat speciale talebane kishin mbërritur në vendngjarje dhe po hetonin incidentin.

Ende askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

VIDEO