Tërmet i fortë në veri të Shqipërisë, lëkundjet ndien deri në Tiranë
Një tërmet i fortë ka rënë këtë mbrëmje disa kilometra larg Lezhës. Lëkundjet e tërmetit janë ndier për disa sekonda edhe në Tiranë.
Sipas EMSC-së magnituda e tërmetit ka qenë 4.8 rihter, ndërsa epiqendra është regjistruar në 10 km thellësi e afro 4 km larg Lezhës.