Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë
Një tërmet i fortë ka rënë në det mëngjesin e sotëm, duke u ndjerë në disa qytete të Greqisë, por edhe në shtete të tjera.
Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete.
Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.
Ndërkohë, sizmiologët grekë kanë thënë se nuk ka vend për panik dhe as nuk ka paralajmërim për cunami, për shkak se tërmeti ishte në thellësi të madhe.