Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Shpërndaje

Në Hagë sot është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot.

Ndërkaq aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

Seancën ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së mund ta ndiqni këtu