Zv/kryeministri i Serbisë dhe i pari i ushtrisë serbe bashkë me Vuçiq mblidhen në Rashkë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviq bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq kanë mbërritur në Rashkë.

Stefanoviq dhe Mojsiloviq do të marrin pjesë në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Ndryshe Vuçiq arriti në Rashkë pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Vuçiq madje nuk ka hezituar të kërcënojë hapur duke iu drejtuar ushtrisë serbe “Rrini gati, nëse u thërrasim e dini si përgjigjeni”.