MaqedoniTop Lajme

A do të pranojë ASH të jetë pjesë e Qeverisë me Apasievin?

Shpërndaje

Edhe pse u paralajmërua shumica e re parlamentare, bisedimet për formimin e Qeverisë së re ende nuk kanë filluar, bëri të ditur deputeti i ASH-së, Halil Snopçe në Magazinën Informative të TV21. Snopçe u pyet nëse Aleanca për Shqiptarët do të pranojë që të jetë pjesë e një Qeverie të re ku bën pjesë edhe Dimitar Apasiev, deputet dhe kryetar i “Së Majtës”. Nuk morëm përgjigje konkrete. Ai tha se me rëndësi është që të rrëzohet kjo Qeveri.

TV21: A do të kishit pranuar të jeni pjesë e një Qeverie në të cilën do të ishte edhe Apasievi?

“Tentojnë ta veshin këtë disunksionit politik. Për ASH-në primare është koncepti i konjuksionit politik, që ky regjim të rrëzohet, të dekriminalizohet dhe të mos ketë më raste të kriminalizuara”, u shpreh Snopçe në 21LiveNews.