BDI nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm për zhvillimet e fundit politike

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër në orën 13 ka thirrur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, mëson TV21. Kjo po vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqeodninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.

“Kryetari Ahmeti ju fton në takim në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Takimi do të mbahet nesër, e dielë, 7 nëntor 2021, me fillim në orën 13.00 në Tetovë, restorani Arra. Prezenca e obligueshme me respektim të masave mbrojtëse kundër Covid-19”, shkruhet në ftesën dërguar anëtarëve përmes një mesazhi në celular./T