Çka kërkon Kushtetuta nëse Zaev nuk e zyrtarizon dorëheqjen!

Shpërndaje

Derisa është duke u pritur vendimi nëse Zoran Zaev do ta dorëzojë dorëheqjen e tij të paralajmëruar në Kuvend, në fokus të diskutimeve është mundësia për rrëzimin e Qeverisë aktuale LSDM-BDI në Kuvend. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut thekson se votëbesimi i Qeverisë mund të parashtrohet nga më së paku 20 deputetë, ndërsa votëbesimin e bëjnë pas kalimit të tri ditëve nga parashtrimi i kërkesës.

“Qeveria dhe secili prej anëtarëve të saj përgjigjen para Kuvendit për punën e tyre. Kuvendi mund të votojë për mosbesimin Qeverisë. Të paktën 20 deputetë mund ta parashtrojnë kërkesën për votëbesim. Votimi i besimit në Qeveri bëhet pas kalimit të tri ditëve nga shtrimi i çështjes së besimit”, saktëson neni 92 i Kushtetutës. /SHENJA/