Vazhdohet masa e çmimeve të garantuara

Shpërndaje

Në seancën e sotme qeveritare u vendos që masa për çmimet e garantuara të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike të vazhdohet edhe për një muaj, përkatësisht deri më 31 janar 2024. Kjo do të thotë se qytetarët edhe për një muaj prodhimet bazë do ti blejnë 10% më lirë sesa kostoja në tregun real. Por kjo masë u vazhdua si pasojë e mosarritjes në kohë të miratimit të Ligjit për parandalimin e tregtisë jo korrekte, që pritet tu japë fund keqpërdorimeve të tregtarëve dhe furnitorëve në industrinë ushqimore. Ministri Bekteshi tha se propozim-ligji është dorëzuar në Kuvend me flamur evropian dhe pritet që gjatë janarit të miratohet. Në ligjin për tregti jo korrekte parashikohet që Ministria Ekonomisë në konsultim me Odat ekonomike të hartoj një listë të produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike që për gjithë vitin të përfshihen nga ky ligj për të mos pasur një marzhë fitimi më të lartë se 10% në të zinxhirin e tregut që nga prodhuesi-furnitori-tregtuesi e deri tek shitja finale. /Alsat.mk