Ratkoceri: Pas koalicionit vjen një BDI e fuqishme, bashkë me VMRO 10 vite do të jenë në pushtet

Shpërndaje

Shkruan: Arben Ratkoceri

Albin Kurtin herën e parë e rrëzoi nga qeveria Agim Veliu i Llapit, përafërsisht si tek ne – që duket se Blerim Sejdiu i Zhelinës e rrëzoi qeverinë aktuale. Edhe Ali Ahmeti njejtë si Albin Kurti, duke shfrytëzuar pushtetin , provokuan qëlimisht partnerët më të vegjel duke i “larguar”, gjithnjë duke parashikuar me saktësi apsolute veprimin e tyre pas kësaj. Pra, veprim politik egoist i kalkuluar mirë nga BDI ndersa moralisht shumë diskutabil. Dihet çka prodhoi kjo në Kosovë, një super Albin Kurti me mbi 50 për qind përkrahje gjë që e njëjta mund të ndodhë edhe në Maqedoni. Pra, një BDI unike mes grupacioneve që ka, shumë më të fuqishme në vota dhe bashkë me VMRO-në, së paku për 10 vite do t’i kemi të betonuar në pushtet. Çfarëdo qeverie që mund të krijohet tani nëpër tavolina, duke përfshirë edhe këtë aktualen ( BDI- LSDM), të pashmangshme brenda një kohe të shkurtër të prodhoj zgjedhje të parakohshme. Beteja momentale është se kujt do t’i mbetet “kopili te dera”.

Nuk duhet harruar se në këtë paqartësi globale, ku rajoni po vlon, me një BE kaotike, me amerikanët që fuqishëm po kthehen në rajon, askush nuk do të lejojë qeveri jostabile, si kjo aktualja apo ajo në ardhje. Jorastësisht, gjatë javës, amerikani Eskobar vjen edhe në Shkup, sepse Maqedonia llogaritet në rrafshin rajonal më e komplikuara, madje edhe përtej Bosnjës dhe Kosovës.
Në fund do të buzqesh ai që do të fitojë luftën politike e jo betejat që do t’i kemi në vazhdimësi deri në zgjedhjet e pashmangëshme të parakohshme. Po flas për maratonën politike e jo sprintin politik aktual.

Edhe diçka, parimi fituesi me fituesin më nuk vlen! Kjo u prish nga BDI më 2017, por qeveri do bëjnë ata që do të mendohet nga amerikanët që sjellin stabilitet për temat e mëdha që i presin. Tek maqedonasit dihet – VMRO e padiskutueshme, loja është e do të jetë te partitë shqiptare, ku nëse vazhdohet kështu atëhere edhe këtu rezultati nuk është vështirë të dihet?
P.s ky status është “valid” deri të hënen sepse nga sot deri në këtë ditë do të ketë zhvillime që do na çuditisin…