ASH: Thirje deputetëve të minorancës, ta çlirojmë vendin nga krimi

Shpërndaje

Thirje deputetëve të minorancës, ta çlirojmë vendin nga krimi.

Deputetëve të kësaj minorance qeveritare u bëjmë thirrje: të gjithë ata që duan ta shpëtojnë vendin nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga injoranca, le t’i bashkangjiten opozitës progresive.

Përrallat me euro-integrime të këtij regjimi të dështuar janë vetëm alibi për të shpëtuar nga drejtësia. Bashkimi Evropian nuk arrihet me Boki13, me Zoki Kiçees, me Vice Zaevin, me gjykatës dhe prokurorë të partizuar, me inspektorë që zhvasin bizneset dhe me deputetë të blerë e të shantazhuar.