Bekim Jashari bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta homazhe heronjve të familjes Jashari

Shpërndaje

Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari.

Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Bashkë për historinë tonë të lavdishme!