E dashuruar në burrë të martuar, Antonela zbulon si e mori vesh për gruan e tij

Shpërndaje

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, vazhdon të jetë pjesë e medive rozë edhe pse ka kohë që nuk është në këtë program.Ajo nuk e ka pasur asnjëherë problem për të folur për jetën e saj private dhe shpesh edhe është kritikuar, shkruan GazetaBlic.Së fundi, Antonela ishte e ftuar në “E diell” dhe zbuloi dhe kishte qenë e dashuruar në burrë të martuar ku nuk ishte në dijeni për asgjë.

“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”. Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela./GazetaBlic/