RajoniTop Lajme

“E mbaja me bukë”, nëna e Mateos: Të më thotë pse e vrau? E afërmja: Asistencë psikologjike për familjarët

Shpërndaje

Familjarët e Mateos kanë protestuar mëngjesin e sotëm para burgut të Vlorës aty ku mbahet i izoluar autori i vrasjes se 8-vjecarit, Klodian Çalamani. Ata kërkojnë drejtësi e cila sipas tyre mund të arrihet kur të dënohet me varje 38-vjeçari. Protesta është zhvendosur nëpër Vlorë, ndërsa e ëma thotë se ajo do të dijë arsyen se përse Çalamani i vrau të birin në një kohë që familja e saj e ndihmonte dhe e mbante me bukë.

“Ta sjellin në mes të Fierit dhe ta varin, kjo është kërkesa ime dhe të më thotë të drejtën pse me vrau fëmijën. Çfarë donte, çfarëdo që të kërkonte vetëm të mos ma vriste. S’kam pasur konflikte, i kam dhënë për të ngrenë, e kam ndihmuar”, tha nëna e Mateos.

Një tjetër e afërme e 8-vjeçarit shprehet se shteti duhet të ofrojë asistencë psikologjike për familjarët.

“Qëllimi i protestës është që Institucionet të marrin masa për asistencë psikologjike për familjarët dhe kërkojmë drejtësi për sa i përket Mateos. Duam që ai të flasë të më tregojë çdo detaj, ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ai të tregojë gjithçka si ka ndodhur dhe për çfarë arsye e ka bërë dhe institucionet të marrin masa për familjen që mso të arrijë më shumë, që kjo makabar të mos arrijë më shumë. Ne do vazhdojmë deri në fund për drejtësi”, tha ajo.

Klodian Çalamani ndodhet në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë. Ai rrëmbeu, vrau dhe më pas groposi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u vu ne pranga në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin. be.k/abcnews.al