Lloga shpalos vendimet e publikuara me vonesë në Gazetën Zyrtare

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga para mediave ka shpalosur të gjitha vendimet e publikuara me vonesë në Gazetën Zyrtare e që nuk ishin lëndë shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese hapi kutinë e Pandorës, në shumë raste nuk është respektuar afati kushtetues për botimin e akteve nënligjore në Gazetën Zyrtare.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, mori pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese, ku u diskutua për Udhëzimin, i cili përcakton si të detyrueshëm grafën për kombësinë në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes.

“Më gëzon kjo nismë, por më habit fakti që Gjykata Kushtetuese nuk ka nisur ende procedurë për akte të tjera nënligjore që nuk respektojnë afatin kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare. Gjykata Kushtetuese hapi kutinë e Pandorës. Paralajmëroj se në të ardhmen do të paraqes personalisht iniciativa në gjykatë për mosrespektim të afateve kushtetuese. Faji nuk është në Ministri por në Sekretariatin për Legjislacion në Qeveri”, tha Lloga.