Halil Snopçe: I rrijmë besnik votës së qytetarëve, deri në fund kundër kësaj Qeverie
Aleanca për Shqiptarët nuk ndryshon qëndrim karshi kësaj Qeverie, pavarësisht nëse partneri i deri tanishëm Alternativa vendos t’i bashkangjitet kësaj shumice parlamenteare. Deputeti Halil Snopçe, në një deklaratë për Alsat, tha nëse Alternativa i bashkohet Qeverisë kjo do të nënkuptonte edhe prishjen e marrveshjes së koalicionit.
“Normalisht vektori i veprimit tonë është kundër kësaj qeverie, kundër këtij regjimi, kundër pushtetit të korruptuar, kundër të gjithë fenomeneve devijonte që janë pasojë e qeverisjes aktuale. Pra shumë thjesht, ne jemi të vetëdijshëm pse e kemi marrë përkrahjen e votuesve tonë dhe në mënyrë parimore do të vazhdojmë të veprojmë konformë asaj përkrahje. Veprimet tona varen prej konstulacioneve të reja. Dhe Ne në momentin që flasim kemi një koalicion ekzistues, pra ne nuk e kemi prishur koalicionin. Në momentin që Alternativa vendos diçka tjetër do të shohim si do të rrjedhin punët”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.