Hoxha: Sot ose nesër vendosim a do të jemi pjesë e qeverisë

Shpërndaje

Hoxha tha se vazhdojnë konsultimet në parti për atë nëse do të vazhdojnë të mbeten pjesë e qeverisë.

“Lëvizja Besa sot dhe nesër do të vazhdojë konsultimet se si do të vazhdojmë më tej. Nuk do të lejojmë të jemi në tavolinë me njerëz që në emër të eurointegrimeve shtrembojnë vullnetin e qytetarëve”, tha mes tjerash Hoxha duke shtuar se personalisht do të jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Bujqësisë, nëse organet e partisë vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë.