Ilir Meta i nxjerr “të palarat” Lulzim Bashës: Mu ule në gjunjë me lot në sy (Video)
Presidenti Ilir Meta për herë të parë tregoi arsyen se përse anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kreu i shtetit shpjegoi me detaje kronologjinë e këtij veprimi që sipas tij u kërkua nga Lulzim Basha kur ai ishte në Gjermani. Sipas presidentit Basha e bëri këtë kërkesë të plotësuar më pas prej tij, pasi kreu PD nuk do të mund kontrollonte protestën e fundit të opozitës.
Meta: Erdhi Basha duke u përgjëruar që presidenti të anulonte protestën dhe të shtyheshin zgjedhjet. Ai nuk kontrollonte protestën. I trembur përballë popullit opozitar.
Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit. Këtë presidenti ta bënte nga Gjermania. Pak para protestës presidenti anuloi protestën e bëri për të ç’tensionuar situatën dhe për t’i dhënë një rrugëdalje Lulzim Bashës që kishte futur në udhëkryq opozitën.
Presidenti tha se Lulzim Basha ka shumë borxhe që nuk i shlyen dot. I kujtoi edhe mospërfshirjen për tu regjistruar ne zgjedhje pas dekretimit të tyre për tu mbajtur më 13 Tetor.