Lazim Destani: Qofshim gjithmonë krenarë për vizionin europian të rilindësve tanë

Shpërndaje

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 113 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e UNITETIT SHQIPTAR. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare.

Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte DITA E ALFABETIT.

Ndër ata që nuk harron asnjë datë as të ngjarjeve të mëdha historike kombëtare është biznesmeni i njohur ndërkombëtar dhe filantropi i madh shqiptar, Lazim Destani.

Ai sot, nëpërmjet postimit në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka zgjedhur për ta uruar festën e Ditës së Alfabetit Shqip: “Qofshim gjithmonë krenarë për vizionin europian të rilindësve tanë”.