Japin dorëheqje ministri dhe dy zëvendësministra nga Lëvizjes Besa
Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa sot tha se përveç dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Bujqisië, dorëheqje japin edhe edhe dy zëvendës ministra nga radhët e Lëvizjes Besa, respektivisht dorëheqje jep zëvendës ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani si dhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani.
“Ashtu si kam premtuar që nga java e kaluar, se për shkak të cënimit të demokracisë në zgjedhjet lokale, nga një pjesë e këtij pushteti me në krye zv/kryeministrin nga BDI, ku u cenua e drejta e demokracisë në vend, me metoda manipuluese që vazhdoi për fat të keq edhe gjatë ditës së djeshme, unë jap dorëheqje nga pozita e ministrit, së bashku me dy zëvendës ministrat në Qeveri”, deklaroi Hoxha në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga zv/ministrat Shabani dhe Sulejmani.