Kamala Harris presidente e Amerikës, Joe Biden i nënshtrohet kolonoskopisë

Shpërndaje

Përkohësisht, Joe Biden do të transferojë pushtetin te zëvendëspresidentja Kamala Harris të premten derisa i nënshtrohet anestezionit për kolonoskopi.

Ai do të kryej procedurën në Walter Reed Medical Center, si pjesë e analizave vjetore mjekësore, ka njoftuar Jen Psaki.

Biden do të mbush 79 vjet të dielen, dhe ishte presidenti më i vjetër në historinë e ShBA-ve në kohën kur u betua, raporton The Hill.

Së fundi, ai kishte bërë analizat gjatë fushatës presidenciale në dhjetorin e vitit 2019.

Transferimi i pushtetit gjatë kohës sa presidenti është nën anestezion nuk është i pazakonshëm./Periskopi