Kasami komenton dorëheqjen e Zaevit

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Komunës së Tetovës, në emisionin ClickPlus në TV21, foli edhe për dorëheqjen e kryeministrit Zaev. Thotë se kjo Qeveri nuk ka dal nga zgjedhjet lokale por nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

“Kjo qeveri nuk ka dale nga zgjedhjet lokale po ka dal nga zgjedhjet 2020. Mandati eshte fituar me një platformë shumë të qartë. Qeveria duhet të vazhdojë dhe të përshpejtohet procesi për në BE”, tha Kasami.