Kosovari ndërton autoblindë “Made in Kosova” (Foto)

Shpërndaje

Refki Zogaj nga Bellanica e Malishevës ka ndërtuar një automjet që u ngjan shumë autoblindave ushtarake.

Ndërtimi i autoblindës Refki Zogajt, që nuk është inxhinier i diplomuar, i mori një vit kohë.

Ai thotë se nuk punoi tërë kohën për ndërtimin e këtij automjeti.

Me madhësinë e një xhipi, autoblinda lëviz sikurse ato që ndërtohen në fabrika që prodhojnë automjete ushtarake.