Maqedoni

KSHZ, pranohet kundërshtimi i BDI-së për Studeniçanin

Shpërndaje

KSHZ pranoi kundërshtimin e BDI-së për vendvotimin 2341, në Studeniçan. Sipas sqarimit të parashtruesit të kundërshtimit numri i votuesve të evidentuar nuk përputhet me numrin e përgjithshëm të fletëve të votimit, sipas procesverbalit numër 16b.

“Propozoj që të hapet materiali, në bazë të nenit 147, pika e 10-të që të shihet gjendja faktike.” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Në vendvotimin 2341 në Studeniçan të drejtë vote kanë 733 votues prej të cilëve në rrethin e dytë kanë votuar 549.

Rivotimi në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar pasi diferenca mes kandidatit të BDI-së dhe atij të PDSH-së është vetëm 59 vota në favor të kandidatit të PDSH-së.

KSHZ hodhi poshtë të gjitha kundërshgtimet e partisë TMRO për në Staro Nagoriçanë pasi nuk ishin parashtruar personalisht ose nga përfaqësues i autorizuar.

Paraprakisht, KSHZ miratoi plotësimin e konkluzës për njoftimin e rezultateve përfundimtare nga votimi për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit pas rrethit të dytë zgjedhor më 31 tetor, për komunat: Koçan, Konçe, Shuto Orizarë, Çeshinovë Obleshev dhe Probishtip.