Lëvizja BESA del nga Qeveria!? Ja kur merret vendimi
Sekretari i përgjithshëm i Lëvjzes Besa, Arianit Hoxha, përmjes një postimi në rrjetet socilale ka reaguar pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranoi ankesën e BDI-së dhe në këtë komunë do të ketë rivotim për kryetar komune në një vendvotim.
“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri! #SharraNëGozhdë”, shkruan ai.
Arjanit Hoxha theksoi se partia e tyre sot do të mbajë seancën e kryesisë qendrore, ku do të vendosë nëse do të largohet nga koalicioni qeverisës.
Në Komunën e Zhelinës, fitues i zgjedhjeve është Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, i cili ka fituar 69 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga BDI, Fatmir Izairi.
Në gjithë Zhelinën, Sejdiu mori 5171 vota, ndërsa Izairi 5102. Sa i përket vendvotimit 2107,ku do të rivotohet, dallimi është 117 vota në favor të kandidatit të BDI-së. Ai ka marrë 227 vota, ndërsa Sejdiu 110 vota.
Në ankesat e BDI-së thuhet se pas votimit në Zhelinë shenjat e gishtave nuk përputheshin me numrin e votuesve dhe një qytetar ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm.
Lëvizja BESA ka të drejtë ankimimi ndaj këtij vendimi në Gjykatën Administrative. Vendimi eventual për t’u larguar nga koalicioni qeveritar i Besës do të nënkuptojë një shumicë të re parlamentare dhe rënie të qeverisë.