Lëvizja Besa paraqet në polici rastin e deputetit Rexhepi: Është i kidnapuar

Shpërndaje

Lëvizja Besa ka paraqitur në organet e policisë rastin e deputetit të tyre,si të zhdukur dhe të kidnapuar.

Ata kërkojnë nga MPB urgjentisht që të ndërmarrin masa për zbulimin e vendndodhjes së tij dhe të zbardhin rastin e deputetit se çfarë po ndodh me të.

Kreu i kësaj partie, Bilall Kasami pak më parë theksoi se deputeti i tyre është kidnapuar dhe se nuk e dijnë se çfarë po ndodh me të, derisa nuk e shohin deklarimin e tij me figurë dhe zë.