Llogaria zyrtare e Osmanit në Twitter, objektiv i një sulmi hakerësh

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook se llogaria e tij zyrtare në Twitter ka qenë cak i një sulmi hakerësh.

“Dua t’ju informoj se llogaria ime zyrtare dhe e verifikuar në Twitter, si Ministër i Punëve të Jashtme, @Bujar_O (Bujar Osmani), sot ka qenë objekt i një sulmi hakeri dhe është marrë nën kontroll nga persona të panjohur. Ju njoftoj se për momentin, llogaria ime në Twitter është jashtë kontrollit tim, dhe për rrjedhojë, aktivitetet e fundit nuk kanë qenë pjesë e synimeve, aktiviteteve, pikëpamjeve, bindjeve të mia dhe nuk janë pikëpamje zyrtare të institucionit. Rasti është raportuar në MPB, si dhe në adresat përkatëse në rrjetin social “Twitter”, nga ku pres reagim të shpejtë dhe kthimin e profilit zyrtar dhe të verifikuar në menaxhmentin tim”, ka shkruar Osmani.

Linku tek llogaria zyrtare e Osmanit në Twitter: https://twitter.com/bujar_o