MaqedoniTop Lajme

LSDM: Shumica do të zgjerohet, do të miratohet buxheti dhe paga minimale prej 18 mijë denarësh

Shpërndaje

“Shumica e zgjeruar e udhëhequr nga LSDM në Kuvend do të miratojë Buxhetin dhe ligjet e bllokuara nga opozita”, kanë vlerësuar sot nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Thonë se Buxheti për vitin 2022, paga minimale prej 18 mijë denarësh, e diela ditë jo pune, shlyerja e kamatës, Ligji për shërbimin në Armatë si dhe ndryshimet ligjore për punësim të 4.700 mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme, do të miratohen me anë të shumicës së zgjeruar.

“Duke e pasur parasysh sfidat në të cilat gjendet shteti dhe qytetarët, si kriza energjetike, pandemia, vazhdimi i rrugës euro-atlantike të vendit, çdo deputet, duhet të arsyetojë besimin e marrë në zgjedhje dhe të punojë në interes të qytetarëve. Blloku demokratik, nëpërmjet shumicës parlamentare të zgjeruar, stabile të udhëhequr nga LSDM gjatë periudhës para nesh, do t’i miratojë Buxhetin dhe ligjet e bllokuara nga opozita”, thanë nga LSDM.