MSH: Nuk ka vaksinim të detyrueshëm

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë reagon në kumtesën e Konfederatës së Sindikatave në të cilën pretendohet se masat që i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive janë “vaksinimi i detyrueshëm”.

“Të punësuarit të cilët i përfshijnë masat e reja kanë zgjedhje të dorëzojnë edhe test negativ njëherë në javë, nëse vendosin të mos vaksinohen, ndërsa ata që kanë probleme shëndetësire për shkak të të cilave nuk mund të vaksinohen, nuk janë të detyruar ta bëjnë atë. Masat e njejta të cilat i propozojmë tashmë janë vendosur në shumë vende në Evropë dhe rajon, si për shembull në Slloveni, Kroaci dhe Greqi, ku prej më parë janë në fuqi. Në kushte kur kërcënohet valë e fuqishme e koronavirusit, detyra e Ministrisë dhe Komisionit është të propozojnë masa adekuate të cilat me siguri do të japin rezultate si për zvogëlimin e përhapjes së virusit, ashtu edhe për ngritjen e përqindjes së popullatës së imunizuar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria thonë se protestat dhe format tjera të shprehjes së pakënaqësisë kundër masave janë e drejtë demokratike, por gjithashtu në kundërshtim me rekomandimet shëndetësore të cilat vijnë nga institucionet shëndetësore botërore.

“Apelojmë në përgjegjësi te të gjithë qytetarët dhe faktorët në shoqëri me qëllim që së bashku t’i tejkalojmë të gjitha sfidat me pandeminë e cila për fat të keq, ende po merr jetë në botë. Kërkojmë mbështetje për masat të cilat janë në interes të shëndet publik dhe mbrojtjes së sistemit shëndetësor i cili po pëson presion të madh para se gjithash nga personat të cilët nuk janë të vaksinuar, ndërsa kanë nevojë për trajtim spitalor”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.