Përfundon votimi nga diaspora, KQZ ka pranuar 1 mijë e 571 pako me fletëvotime

Shpërndaje

Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se kanë pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, deklaroi ai.

Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është:

Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192), Kllokot (10).