Përmbyten numër i madh i shtëpive në Kërçovë prej vërshimeve të shiut
Vërshimet intensive të shiut kanë krijuar shumë probleme për banorët e Kërçovës. Poashtu gjatë natës disa lumenj kanë dalë nga shtrati me çka kanë përmbytur qindra shtëpi, numër të madh të bodrumeve dhe hapësirave ndihmëse, por më e rëndësishme është që nuk ka viktima.
“Shiu që me ndërprerje të vogla në Kërçovë po bie që tre ditë, dhe krijoji më shumë probleme për banorët e tij. Gjatë natës lumi i Zajasit ka dalë nga shtrati dhe ka përmbysur vendbanimin e rrugës “Prilepit”, ku në ujë janë qindra shtëpi”, tha Dashmire Ademi shefe e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kërçovë.
Ajo tregoi se gjatë natës më shumë rrugë të qytetit kanë qenë plotësisht të përmbytura dhe ka qenë e pamundur të qarkullon komunikacioni.
Theksoi se edhe në lagjen e re “Ivandoll” janë përmbytur shumë shtëpi.
Nga uji i tepër doli nga shtrati edhe lumit Beliçkë që përmbyti fushat edhe livadhet. Dëmet nga përmbytjet do të konfirmohen.