Reagon Grubi: I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh…

Shpërndaje

Pas sulmit ndaj veturës së tij private ka reagur zëvendëskryeministri Grubi.

REAGIMI I PLOTË:
I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim.

I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.

Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.

Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shënderuan në shqetesime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë.

Shpreh mirenjohje për të gjithë fqinjtë e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.

Ju falenderoj dhe të gjithë juve për përkrahjen e madhe!