Maqedoni

Rexhepi: Lëvizja BESA ende është pjesë e shumicës

Shpërndaje

Kastriot Rexhepi ka thënë në ClickPlus se ende Lëvizja BESA është pjesë e Qeverisë.

“Janë bërë hapa të shpejta nga kryetari Kasami dhe kjo do të bisedohet në organet brenda partiake. Ne ende jemi pjesë e Qeverisë si Lëvizja BESA. Pa marrë parasysh faktit se kryetari Kasami dhe sekretari Arjanit Hoxha kanë thënë se nuk jemi pjesë e Qeverisë nuk ka ndonjë dokument ku ne kemi dhënë dorëheqje si parti e dalë nga kjo Qeveri”, është shprehur deputeti Rexhepi.